Në një takim dy-ditor në Bukuresht, ministrat e jashtëm të NATO-s do të diskutojnë zbatimin e vendimeve të marra tashmë në samitin e NATO-s në Madrid. Lufta në Ukrainë dhe sigurimi i mbështetjes afatgjatë politike dhe praktike nga aleatët për Kievin do të jetë tema kryesore e samitit gjatë ditës së parë.
Rusia ka të ngjarë të vazhdojë të sulmojë rrjetin energjetik të Ukrainës dhe shërbimet bazë për njerëzit, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përpara forumit. Presidenti Vladimir Putin po përpiqet të përdorë dimrin si një armë ushtarake kundër Ukrainës. Nuk mund ta lëmë Putinin të fitojë, kjo do t'u tregojë liderëve të tjerë se ata mund t'i arrijnë qëllimet e tyre me forcë, theksoi Stolentberg. "Lufta ndoshta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve, por rezultati i negociatave varet nga situata në fushën e betejës. Ne mbështesim Ukrainën", shtoi Stoltenberg.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski diskutoi idenë e krijimit të një Gjykate Speciale për krimet ushtarake ruse, së bashku me ministrat e jashtëm të 7 vendeve evropiane, të cilët ishin për një vizitë të përbashkët në Kiev përpara se të mbërrinin në Bukuresht, raportoi UNIAN.“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...
Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e një qeverie. Kjo u vendos në një këshill presidencial në parlament, raportoi BNT. Sipas burimeve..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..