Me ftesë të kreut të shtetitbullgar, Rumen Radev, Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, mbërrin për një vizitë zyrtare në Bullgari. Të dy presidentët do të diskutojnë tema nga agjenda bilaterale dhe rajonale, si dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Do të shqyrtohen mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, investimeve, energjetikës, transportit, turizmit, arsimit, shkencës dhe kulturës.
Në kuadrin e vizitës në vendin tonë, kreut të shtetit të Kosovës do t’i jepet shenje nderi i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” me gjerdan. Vjosa Osmani-Sadriu do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit Popullor, Vezhdi Rashidov, si dhe me kryetaren e Komunës së Kryeqytetit, Jordanka Fandëkova.
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..