Të enjten do të bjerë borë në vargmalin Predballkan dhe në fushat e larta perëndimore. Në Rrafshinën e Danubit dhe Lludogorie do të bjerë shi dhe borë, dhe acari është i mundur. Në Bullgarinë Jugore do të bjerë shi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 5°, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 6°. Temperatura minimale në Sofje do të jetë 2°, ndërsa ajo maksimale 3°.
Do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull në bregdetin e Detit të Zi me reshje më intensive në jug. Temperatura e ajrit do të jetë deri në 10° ndërsa e ujit të detit 12-13°. Lëvizja e detit do të jetë 4 ballë.
Në zonat malore do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull, me reshje bore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 2°, në 2000 m minus 2°.
Të premten reshjet e shiut do të ndalen së paku në verilindje.
Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..
Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...
Për të tretin vit radhazi, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” hyn në një klasifikim prestigjioz botëror. Në renditjen QS World University Rankings: Sustainability 2026 , Universiteti zë vendin e 814-të nga 2002 universitete të renditura...
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel...