Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fëmijë i braktisur në Ukrainë do të ketë një të ardhme në vendin tonë

Foto: Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve arriti të kthejë në vendin tonë një fëmijë një vjeç e gjysmë, shtetas bullgar, i braktisur në Ukrainë nga prindërit e tij biologjikë menjëherë pas lindjes. Ata kanë dhënë pëlqimin e noterizuar për birësim. Fëmija do të vendoset në një intitucion të përshtatshëm social, raportoi agjencia.

Argumenti i organit për kujdestari dhe mbrojtje në Kiev që ai të ketë një të ardhme në vendin tonë është se në kushtet e luftës, Ukraina nuk mund të garantojë sigurinë e tij.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur dhe mirënjohëse për të gjitha institucionet dhe partnerët nga sektori joqeveritar se falë përpjekjeve të përbashkëta një fëmijë do të marrë kujdesin e nevojshëm në një mjedis mbështetës dhe të mbrojtur”, komentoi kryetarja e Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, Dr. Teodora Ivanova në Aeroportin e Sofjes.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shtatorin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 14° C, në luginat dhe fushat e larta – rreth 2° C më të ulëta, në bregdetin e Detit të Zi deri në 14-16°, në Sofje – 7°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri..

botuar më 25-09-18 7.35.MD

Përpjekja e pestë për të rrëzuar kabinetin e Rosen Zheljazkov u dështua

Qeveria e Rosen Zheljazkovit i mbijetoi votës së pestë të mosbesimit, këtë herë me temën "Siguria e Brendshme dhe Drejtësia". Me 133 vota "kundër" nga një total prej 234, deputetët nga GERB-SDS, DPS-Fillimi i Ri, BSP dhe ITN shpëtuan kabinetin. 101..

botuar më 25-09-18 6.01.MD
Borisllav Gucanov

Fëmijët do të mund të raportojnë dhunën nga telefonat e tyre celularë

Fëmijët do të jenë në gjendje të raportojnë nëse ata ose bashkëmoshatarët e tyre bëhen viktima të dhunës, përmes aplikacionit celular CyberKidz Patrol, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Ai do të jetë i disponueshëm për..

botuar më 25-09-18 3.01.MD