Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 153 raste me koronavirus nga 3161 testime të kryera. 5% e mostrave rezultuan pozitive. 62% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 39, në Plovdiv dhe Varna - 18 secila dhe në Burgas - 10. Janë 368 pacientë në spital - 43 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 65% e 43 të sapo pranuarve nuk janë vaksinuar. Pesë persona kanë vdekur – të gjithë të pa vaksinuar, ndërsa janë shëruar 136. Rastet aktive numërojnë 4498 veta. Dje janë administruar 417 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Janë 2 074 275 persona me imunizimin e përfunduar.
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjyanov propozoi të caktohen pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore. Projektdekreti i Këshillit të Ministrave mbi këtë temë është publikuar në portalin e konsultimit publik. Pritet që kjo të sigurojë kushtet..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për të gjithë ekosistemin – njoftoi BNT. Liqeni është një nga zonat më të rëndësishme të lagështa në..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy..