Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biden do të fliste me Putinin me kushte të caktuara

Foto: EPA/BGNES

Presidenti amerikan Joe Biden tha për herë të parë që nga pushtimi rus në Ukrainë se ai do të bisedonte me Vladimir Putin nëse kreu i shtetit rus do të dëshironte vërtet t'i jepte fund luftës. Në një konferencë për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili u prit në Shtëpinë e Bardhë, Biden saktësoi se do ta ndërmerrte këtë hap vetëm pasi të konsultohej me aleatët e NATO-s.

Nga ana e tij, Macron tha se do të fliste përsëri me Putinin pas vizitës së tij në Uashington - pjesërisht për sigurinë e centralit bërthamor të Zaporozhie të pushtuar nga Rusia. Megjithatë, ai theksoi se, ashtu si presidenti amerikan, se nuk do ta shtyjë homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski drejt një plani të papranueshëm paqeje. Pas pushtimit rus, Zelenski njoftoi se Ukraina duhet të kthejë të gjitha territoret e pushtuara.

Biden dhe Macron premtuan mbështetje afatgjatë për Ukrainën, e cila po lufton pushtuesit rusë.

Vendet e Bashkimit Evropian janë afër arritjes së një marrëveshjeje që do të kufizonte çmimin e naftës ruse në 60 dollarë për fuçi, raportoi agjencia France Presse. Vetëm Polonia nuk e ka dhënë ende pëlqimin përfundimtar.

Nga e hëna, Evropa do të vendosë një embargo ndaj furnizimeve ruse të naftës. Do të ketë një kufi të çmimit për naftën e eksportuar me anë të detit nga Moska në portet anembanë botës. Do të merren masa për të parandaluar transportimin e naftës ruse mbi çmimin fiks - për shembull duke refuzuar sigurimin e anijeve dhe dërgesave nga kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Midis 10 000 dhe 13 000 ushtarë ukrainas kanë vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa të plagosurit janë më shumë se viktimat, tha në një intervistë televizive Mihailo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas. Sipas tij, rreth 100 000 ushtarë rusë u vranë pas pushtimit, dhe midis 100 000 dhe 150 000 u plagosën dhe u zhdukën. Jo shumë kohë më parë, gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, tha se rreth 100 000 rusë dhe një numër i barabartë ushtarësh ukrainas ishin vrarë ose plagosur që nga fillimi i armiqësive.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temenuzhka Petkova

Për qeverinë, hyrja në Eurozonë në vitin 2026 është prioritet

Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..

botuar më 25-01-24 9.33.PD

Parashikimi i motit për 24 janarin 2025

Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..

botuar më 25-01-23 7.35.MD

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..

rinovuar më 25-01-23 6.14.MD