Presidenti amerikan Joe Biden tha për herë të parë që nga pushtimi rus në Ukrainë se ai do të bisedonte me Vladimir Putin nëse kreu i shtetit rus do të dëshironte vërtet t'i jepte fund luftës. Në një konferencë për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili u prit në Shtëpinë e Bardhë, Biden saktësoi se do ta ndërmerrte këtë hap vetëm pasi të konsultohej me aleatët e NATO-s.
Nga ana e tij, Macron tha se do të fliste përsëri me Putinin pas vizitës së tij në Uashington - pjesërisht për sigurinë e centralit bërthamor të Zaporozhie të pushtuar nga Rusia. Megjithatë, ai theksoi se, ashtu si presidenti amerikan, se nuk do ta shtyjë homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski drejt një plani të papranueshëm paqeje. Pas pushtimit rus, Zelenski njoftoi se Ukraina duhet të kthejë të gjitha territoret e pushtuara.
Biden dhe Macron premtuan mbështetje afatgjatë për Ukrainën, e cila po lufton pushtuesit rusë.
Vendet e Bashkimit Evropian janë afër arritjes së një marrëveshjeje që do të kufizonte çmimin e naftës ruse në 60 dollarë për fuçi, raportoi agjencia France Presse. Vetëm Polonia nuk e ka dhënë ende pëlqimin përfundimtar.
Nga e hëna, Evropa do të vendosë një embargo ndaj furnizimeve ruse të naftës. Do të ketë një kufi të çmimit për naftën e eksportuar me anë të detit nga Moska në portet anembanë botës. Do të merren masa për të parandaluar transportimin e naftës ruse mbi çmimin fiks - për shembull duke refuzuar sigurimin e anijeve dhe dërgesave nga kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.
Midis 10 000 dhe 13 000 ushtarë ukrainas kanë vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa të plagosurit janë më shumë se viktimat, tha në një intervistë televizive Mihailo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas. Sipas tij, rreth 100 000 ushtarë rusë u vranë pas pushtimit, dhe midis 100 000 dhe 150 000 u plagosën dhe u zhdukën. Jo shumë kohë më parë, gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, tha se rreth 100 000 rusë dhe një numër i barabartë ushtarësh ukrainas ishin vrarë ose plagosur që nga fillimi i armiqësive.Në takimin me Presidenten e Komisionit Evropian, ishte e rëndësishme të konfirmohej besimi i ndërsjellë ndërmjet qeverisë së re bullgare dhe Komisionit të ri. Kryeministri Rosen Zheljazkov u tha gazetarëve këtë pas një takimi në Strasburg me Ursula von..
Prioritetet kryesore të Presidencës polake të Këshillit të BE-së do të jenë çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, mbrojtja e njerëzve dhe kufijve, rezistenca ndaj ndërhyrjeve dhe dezinformatave të huaja, garantimi i sigurisë dhe lirisë për biznesin,..
Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..