Presidenti amerikan Joe Biden tha për herë të parë që nga pushtimi rus në Ukrainë se ai do të bisedonte me Vladimir Putin nëse kreu i shtetit rus do të dëshironte vërtet t'i jepte fund luftës. Në një konferencë për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili u prit në Shtëpinë e Bardhë, Biden saktësoi se do ta ndërmerrte këtë hap vetëm pasi të konsultohej me aleatët e NATO-s.
Nga ana e tij, Macron tha se do të fliste përsëri me Putinin pas vizitës së tij në Uashington - pjesërisht për sigurinë e centralit bërthamor të Zaporozhie të pushtuar nga Rusia. Megjithatë, ai theksoi se, ashtu si presidenti amerikan, se nuk do ta shtyjë homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski drejt një plani të papranueshëm paqeje. Pas pushtimit rus, Zelenski njoftoi se Ukraina duhet të kthejë të gjitha territoret e pushtuara.
Biden dhe Macron premtuan mbështetje afatgjatë për Ukrainën, e cila po lufton pushtuesit rusë.
Vendet e Bashkimit Evropian janë afër arritjes së një marrëveshjeje që do të kufizonte çmimin e naftës ruse në 60 dollarë për fuçi, raportoi agjencia France Presse. Vetëm Polonia nuk e ka dhënë ende pëlqimin përfundimtar.
Nga e hëna, Evropa do të vendosë një embargo ndaj furnizimeve ruse të naftës. Do të ketë një kufi të çmimit për naftën e eksportuar me anë të detit nga Moska në portet anembanë botës. Do të merren masa për të parandaluar transportimin e naftës ruse mbi çmimin fiks - për shembull duke refuzuar sigurimin e anijeve dhe dërgesave nga kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.
Midis 10 000 dhe 13 000 ushtarë ukrainas kanë vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa të plagosurit janë më shumë se viktimat, tha në një intervistë televizive Mihailo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas. Sipas tij, rreth 100 000 ushtarë rusë u vranë pas pushtimit, dhe midis 100 000 dhe 150 000 u plagosën dhe u zhdukën. Jo shumë kohë më parë, gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, tha se rreth 100 000 rusë dhe një numër i barabartë ushtarësh ukrainas ishin vrarë ose plagosur që nga fillimi i armiqësive.Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..
Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..
Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..