Mbi 30 distileri nga Bullgaria, Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia dhe vende të tjera prezantojnë më shumë se 300 lloje të rakisë dhe pijeve të tjera alkoolike gjatë ekspozitës dyditore "Rakia & Spirits Fest Sofia 2022", e cila do të vazhdojë deri më 4.12. Pritësi është Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje.
Produkte të ndryshme të reja, si dhe pije të vjetra, do të prezantohen për herë të parë para publikut. Klasat master me tema të ndryshme presin të gjithë që duan të mësojnë më shumë për pijet alkoolike dhe janë në moshë mbi 18 vjeç.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të..