Kryetari i Kuvendit Popullor Vezhdi Rashidov nuk është optimist për formimin e një kabineti për shkak të mosmarrëveshjeve midis forcave politike. Ai e tha këtë pasi mandati i parë iu dorëzua GERB-SDS.
Nga “Bullgaria demokratike” thanë se nominimi i Prof.Nikollaj Gabrovski kryeministër me mandatin e GERB-SDS është një kandidaturë e papranueshme, jo për cilësitë e tij, por sepse u bë nga GERB.
“Vëzrazhdane” gjithashtu nuk do të përkrahin një projekt-kabinet me mandatin e parë për shkak të dallimeve të pakapërcyeshme në politikën e brendshme dhe të jashtme me GERB, tha për BNR lideri i partisë Kostadin Kostadinov.
Më herët sot kryetarja e BSP Kornelija Ninova gjithashtu ishte kategorike, se socialistët nuk do të përkrahin mandatin e parë të GERB-SDS.
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka blerë 2053.2 kgar, njoftoi faqja e internetit e BNB-së. Blerja u bë pasi më 8 korrik Këshilli i BE-së miratoi një vendim për futjen e euros në Bullgari që nga 1 janari 2026. Transaksionet u kryen në tregjet..
Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër Bullgarisë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse nuk i ka transpozuar plotësishtnë legjislacionin kombëtar rregullat e komunitetit për dërgimin e shoferëve dhe kërkon sanksione financiare. Direktiva..
Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..