Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një pjesë e eksploruesve polarë bullgarë janë tashmë në ishullin Livingston

Foto: FB/BulgarianAntarcticInstitute

Grupi i parë i ekspeditës së 31-të bullgare të Antarktidës ndodhet tashmë në stacionin polar bullgar në ishullin Livingson. Këtë e bëri të ditur Instituti Bullgar i Antarktikut, i kryesuar nga prof. Hristo Pimpirev, në profilin e tyre në Facebook.

Rreth mesnatës, në "natën e bardhë" ende të ndritshme të verës jugore, grupi u zbarkua pas një udhëtimi dhjetë orësh nga anija luftarake kiliane "Galvarino", në të cilën ata ishin transportuar nga ishulli fqinj King George. Të mbërriturit e parë nisin “dekonservimin” e bazës pas periudhës së dimrit në pritje të grupit të radhës dhe anijes së parë bullgare - "Shën Kirili dhe Metodi" që do të arrijë në Antarktidë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 prillin

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 25-04-07 7.40.MD
Michael McGrath (në të majtë) me ministrin e drejtësisë Georgi Georgiev

KE: Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë në axhendën e reformave të kabinetit

Komisioneri Evropian për Demokraci, Drejtësi, Sundim të Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Pas takimit me ministrin e drejtësisë, Georgi Georgiev, ai tha para mediave se përbërja dhe..

botuar më 25-04-07 5.16.MD

Patriarku bullgar Daniil kreu një lutje për edicionin jubilar të Javës së Pyjeve

Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniil kreu një lutje në hapjen e edicionit jubilar të Javës së Pyllit, njoftoi Patriarkana Bullgare në faqen e saj të internetit. Lutja u shërbeu në sheshin para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër..

botuar më 25-04-07 1.11.MD