Më shumë se 450 milionë njerëz në mbarë botën kanë çrregullime mendore, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Bullgarët vuajnë më shpesh nga çrregullimet e ankthit (11,4%), depresioni (6,2%), abuzimi me substancat (3,3%). Parandalimi dhe përpjekjet për të parandaluar thellimin e problemeve mendore janë një çështje veçanërisht e rëndësishme që prek gratë dhe burrat. Dhe meqenëse seksi më i fortë është më pak i prirur për të kërkuar ndihmë të specializuar, mjetet e artit vijnë në shpëtim.

Një lloj apeli për meshkujt që të flasin për shëndetin e tyre mendor dhe të kërkojnë ndihmë, pa pasur frikë se mund të gjykohen nga shoqëria, është fotoekspozita “Dëgjo zërin tim”. Me ndihmën e një kodi të veçantë QR të vendosur në fotot e fotografit Pavell Çervenkov, vizitorët në galerinë e Sofjes "Misioni 23" kanë mundësinë të dëgjojnë zërat e 7 personaliteteve të njohura në fushën e muzikës, poezisë, sportit, teatrit dhe arteve pamore. Ata japin këndvështrimin e tyre për këtë çështje, duke ndarë histori personale që dëshmojnë se pavarësisht ashpërsisë së tyre, burrat gjithashtu mund të jenë të pambrojtur.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: pixabay, Facebook/missia23Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..