Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paqëndrueshmëria politike në Bullgari po e bën më të nxehtë dhe temën e anëtarësimit në Eurozonë

Foto: arkiv

Përparësitë e hyrjes së Bullgarisë në eurozonë janë shumë herë më të mëdha se rreziqet dhe madje edhe sot, më shumë se 20 vjet pas vendosjes të Bordit Monetar, ku leva vendase u lidh me kursin e këmbimit të markës gjermane dhe më pas me monedhën e përbashkët evropiane, shumë ekspertë parashikojnë se kalimi në Eurozonë do të jetë një proces i qetë dhe i lehtë.

Rruga drejt Eurozonës dhe vetë anëtarësimi është një proces i mirëstrukturuar dhe i qartë që do të sjellë parashikueshmëri dhe stabilitet institucional në vendin tonë. Eurozona është tregu i dytë financiar më i madh në botë dhe përfshin disa nga vendet më të pasura në Evropë. Meqenëse Bullgaria është anëtare e Mekanizmit Monetar Evropian /2020/, anëtarësimi real në Eurozonë është vendimi më i rëndësishëm ekonomik që duhet marrë - theksuan ekspertët nga Qendra për Zhvillim dhe Politika në kuadër të një tryeze të rrumbullakët ekspertësh në Sofje me temë: "Ekonomia bullgare në prag të Eurozonës. Stabiliteti fiskal dhe rritja".

Ata nuk i fshehën shqetësimet e tyre se ka faktorë objektivë që mund të jenë një rrezik real për pranimin e ardhshëm të monedhës së përbashkët evropiane në fillim të vitit 2024. Ndër pengesat është mungesa e një qeverie të rregullt dhe një angazhim i qartë politik për procesin e anëtarësimit. Deri më tani nuk ka një analizë të saktë se sa i ka përmbushur vendi ynë kriteret formale për anëtarësim në Eurozonë.

"Bankat bullgare tashmë janë të rregulluara nga Banka Qendrore Evropiane /BQE/ dhe ne e kuptojmë se sa vështirësi ka në rrugë për të treguar se Bullgaria i përket familjes evropiane" - shpjegoi Diana Miteva, presidente e Shoqatës së Bankave në Bullgari dhe një aktiviste, pjesëmarrëse në përgatitjen dhe zbatimin e procesit të para-anëtarësimit. Ajo shtoi se që kjo përfshirje të ndodhë për kompanitë bullgare dhe për biznesin në përgjithësi, ka vetëm një rrugë: “sa më shpejt të bashkohemi me mekanizmin e monedhës dhe të bëhemi anëtar i Eurozonës, aq më me sukses do të zhvillohet ekonomia bullgare". Dhe diçka tjetër:

Diana Miteva

"Është një temë e nxehtë sepse data 1 janar 2024 po afrohet më shpejt nga sa e imagjinojmë. Ky është një proces për të cilin jemi mësuar të flasim teorikisht, por në fakt kalimi në një mjet krejtësisht të ri të pagesës në mënyrë ligjore në Bullgari është një transformim i thellë i të gjithë makroekonomisë. Megjithatë, plusi ynë i madh është se që nga viti 1997 ne jemi të lidhur me markën dhe më pas me euron. Euro është e pranishme në mendimin e një pjese të madhe të bullgarëve. Për ta nuk është problem të konvertojnë levat në euro dhe anasjelltas, sidomos kur blejnë makinë, pasuri të paluajtshme apo bëjnë pazar jashtë, gjithçka lidhet me euron. Ne në Asociacion e mbështesim që nga dita e parë vendimin - Bullgaria të anëtarësohet në Eurozonë”

Dëgjohen shumë zëra edhe kundër hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë. Disa nga frikat janë irracionalë, disa janë bazuara në fakte të rreme, por me adoptimin e euros, Bullgaria ka një mundësi të madhe për ndryshime pozitive, dhe përveç kësaj, hyrja në eurozonë është të paktën 10 herë më e lehtë sesa hyrja në BE - tha Nikollaj Vasilev, ish-ministër i ekonomisë, gjithashtu pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët:

Nikollaj Vasilev

"Në vitin 2005 të gjithë mendonim se në vitin 2009 ne do të jemi në Eurozonë, ndërsa tani inflacioni po rritet. Prandaj, në vitin 2005 ishim shumë më afër Eurozonës, sepse nuk kishte një inflacion të tillë dhe kishim një deficit shtetëror zero. Megjithatë, inflacioni është një çështje e vogël që mund të na mbajë jashtë Eurozonës. Për mendimin tim, dështimi ynë do të jetë për shkak të mungesës së vullnetit politik, mungesës së një imazhi të përshtatshëm të vendit, gjë që do t'i bënte vendet perëndimore të jenë të lumtura të na ftojnë dhe të na pranojnë. Ata thjesht nuk na duan. Imagjinoni që sot vendet e Evropës Perëndimore duhet të vendosnin nëse Bullgaria duhet të ishte në BE, cili mendoni se do të ishte mendimi i tyre? Kam frikë edhe ta mendoj. Përndryshe, përfitimet e mëdha të hyrjes sonë në Eurozonë nuk do jenë thjesht ekonomike. Është e qartë se do të ketë më shumë tregti, turizëm, investime, askush nuk e vë në dyshim. Dhe nëse nuk ecim deri në fund, do të thotë se të gjithë ne - personazhe publike dhe njerëz me përvojë dhe pozita - nuk kemi bërë sa duhet për t'i shpjeguar shoqërisë bullgare gjërat që janë të dukshme dhe jo vetëm për specialistët“.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BGNES, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD
Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD