Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni parlamentar i mbrojtjes miratoi në lexim të dytë ndihmën ushtarake për Ukrainën

| rinovuar më 22-12-13 2.12.MD
Foto: BGNES

Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes miratoi në lexim të dytë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për dhënien e ndihmës ushtarake ndërmjet Bullgarisë dhe Ukrainës. Të premten e kaluar, dokumenti u mbështet në lexim të parë në sallën plenare me votat e GERB-SDS, “Po e vazhdojmë ndryshimin”, DPS, “Bullgaria Demokratike” dhe “Ngritja Bullgare”, ndërsa BSP dhe “Vëzrazhdane” votuan “kundër”. Armët që Bullgaria dërgon në Ukrainë nuk janë për front, por për stërvitjen e ushtarëve në vendet anëtare të NATO-së dhe BE-së, njoftoi në atë kohë kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Sipas tij, Ukraina do të marrë armë qitje dhe municione.

Sipas ushtruesit të detyrës së ministrit të mbrojtjes, Dimitër Stojanov, shumica e armëve do t’i jepen drejtpërdrejt Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e destinuar për misionin stërvitor në Poloni ose Gjermani. Për dërgimin e armës, megjithatë, kërkohet një hap tjetër - presidenti të lëshojë një dekret që konfirmon ligjin për ratifikim. “Jam kategorik se ajo që parashikohet në të dyja listat nuk do të dëmtojë në asnjë mënyrë aftësitë mbrojtëse të ushtrisë sonë”, komentoi ministri.

Projektligji do të votohet në lexim të dytë në sallën plenare.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov (majtas) dhe Sollomon Pasi

Bullgaria duhet të iniciojë krijimin e forcave në NATO për të luftuar fatkeqësitë dhe aksidentet

Nuk ka kërcënim më të madh për Bullgarinë sesa propaganda ruse, tha Dr. Solomon Pasi, President i Klubit Atlantik në Bullgari. Pasi hapi konferencën “NATO-ja pas Hagës'25: Dimensioni Bullgar 2025 - 2035”, të mbajtur në Sofje, të organizuar nga Klubi..

botuar më 25-07-31 1.40.MD
lumi Arda

Fermerët në Greqinë Veriore duan qartësi për ujin që vjen nga Bullgaria

Fermerët grekë në rajonin e Evrosit presin një zgjidhje përfundimtare afatgjatë me Bullgarinë për ujin e lumit Arda. Ende nuk ka një marrëveshje me Bullgarinë për furnizimin me ujë të rajonit të Evrosit, tha për mediat sindikata e fermerëve në..

botuar më 25-07-31 12.25.MD

Kompania “Naftna industrija Srbije” (NIS), e kërcënuar nga sanksionet, shet stacionet e saj të benzinës në Bullgari

Kompania serbe e naftës dhe gazit, “Naftna industrija Srbije” (NIS), njoftoi se bordi i drejtorëve të saj ka miratuar shitjen e degës së saj tërësisht në pronësi të kompanisë, NIS Petrol Bullgaria. Aktualisht NIS ka një rrjet prej 23 stacionesh..

botuar më 25-07-31 11.28.PD