Një mbështetje të palëkundur të Bullgarisë për popullin ukrainas shprehu Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Kostadin Koxhabashev në deklaratën e tij gjatë Konferencës për Solidaritet me Popullin Ukrainas në Paris, njoftoi MPJ. Që nga fillimi i agresionit rus, Bullgaria i ka dhënë Ukrainës 224 milionë euro ndihmë dhe 146 mijë refugjatë ukrainas janë regjistruar për mbrojtje të përkohshme në vendin tonë. Në Konferencë morën pjesë 46 vende dhe mbi 30 organizata ndërkombëtare.
Por, në të njëjtën kohë, Eurobarometri raporton mbështetjen më të dobët në Bullgari dhe Greqi për vendimet e BE-së për të ndihmuar Ukrainën. Në BE ajo është mesatarisht 74%, dhe në Suedi 97%, ndërsa në Bullgari dhe Greqi vetëm 48 për qind e popullsisë janë dakord me këtë politikë.
Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..