88 për qind e bullgarëve mendojnë se është e rëndësishme të merren me sport, por më shumë se ¾ nuk merren me sport, sipas një sondazhi të Agjencisë “Trend” të porositur nga Baza Kombëtare e Sporteve. Vetëm 23 për qind e të anketuarve ushtrojnë ndonjë sport rregullisht. Ata janë kryesisht deri në 29 vjeç. 39 për qind thonë se ndaluan së ushtruari rregullisht. Arsyeja kryesore e tyre është mungesa e kohës.
Më shumë se gjysma e të anketuarve e vlerësojnë gjendjen e tyre shëndetësore si të shkëlqyer – 19 për qind ose shumë mirë – 35 për qind , ndërsa 11 për qind si të dobët. Mbi 2/3 e njerëzve mbi 60 vjeç e vlerësojnë shëndetin e tyre si të dobët ose shumë të dobët. 40 për qind , kryesisht të rinjtë, ushqehen shëndetshëm dhe 51 për qind pranojnë se nuk ushqehen shëndetshëm.
38 për qind e atyre që ushtrojnë sporte nuk shpenzojnë para për të. Motivi kryesor i njerëzve për të praktikuar ndonjë sport është shëndeti - 80 për qind. Për 46 për qind, argëtimi është kryesorja.
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë 108..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..