Platforma virtuale "Zëri i Rinisë" do ta ndihmojë integrimin më të shpejtë të refugjatëve ukrainas përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Projekti i përket shoqatës “Horizonte” dhe zbatohet me mbështetjen financiare të Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë. Ideja është të trajnohen 11 ndërmjetës nga komuniteti ukrainas për të ndërmjetësuar dhe ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të refugjatëve ukrainas.
Projekti u është drejtuar të rinjve ukrainas që duan të integrohen dhe ta ndihmojnë komunitetin për t’u adaptuar me jetën në vendin tonë. Në fazën përfundimtare të projektit, parashikohet që grupet, të udhëhequra nga mentorët e tyre, të krijojnë një podcast prej 9 episodesh, kushtuar temave të rëndësishme.Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në..