Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një projekt mbështet integrimin e refugjatëve ukrainas përgjatë bregut jugor të Detit të Zi

Foto: Forumu Kombëtar i Rinisë

Platforma virtuale "Zëri i Rinisë" do ta ndihmojë integrimin më të shpejtë të refugjatëve ukrainas përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Projekti i përket shoqatës “Horizonte” dhe zbatohet me mbështetjen financiare të Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë. Ideja është të trajnohen 11 ndërmjetës nga komuniteti ukrainas për të ndërmjetësuar dhe ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të refugjatëve ukrainas.

Projekti u është drejtuar të rinjve ukrainas që duan të integrohen dhe ta ndihmojnë komunitetin për t’u adaptuar me jetën në vendin tonë. Në fazën përfundimtare të projektit, parashikohet që grupet, të udhëhequra nga mentorët e tyre, të krijojnë një podcast prej 9 episodesh, kushtuar temave të rëndësishme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD

Parlamenti miratoi ndryshimet për menaxherin special të Lukoil

Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..

botuar më 25-11-07 5.46.MD

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" lundron për në Antarktidë

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..

botuar më 25-11-07 3.31.MD