Prodhuesit e drithërave nga rajoni i Dobriçit marrin kredi në masë nga bankat për t'u paguar qiratë pronarëve të tokës. Shkak për këtë është mungesa e tregut dhe ruajtja e drithit bullgar në depo. Në vitin aktual ekonomik, kostoja e prodhimit të drithit është pothuajse dyfishuar dhe çmimi i pritshëm i farërave për vitin 2023 është 40% më i lartë. Në të njëjtën kohë, nuk ka treg për prodhimin bullgar - as për grurin, as për misrin, as për lulediellin, thotë kryetari i Unionit rajonal të Kooperativave Bujqësore në Dobriç, Kirill Komitov.
Sipas tij, nuk ka treg dhe askush nuk blen, kurse çmimet e drithit kanë rënë. Sipas Komitovit, në fillim të vitit të ardhshëm pritet që Ukraina të fillojë import edhe të misrit, gjë që do t'i vështirësojë edhe më shumë prodhuesit bullgarë.Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..