Në Këshillin Evropian në Bruksel, liderët e BE-së miratuan financimin e Ukrainës me 18 miliardë euro në vitin 2023 dhe vendosën paketën e 9-të të sanksioneve kundër Rusisë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar më shumë ndihmë në përgjigje të parashikimit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski se muajt e ardhshëm do të jenë edhe më të vështirë sesa ajo që ka sjellë lufta në vendin e tij.
"Këshilli Evropian konfirmon gatishmërinë e vet për të mbështetur iniciativat e Ukrainës për një paqe të drejtë. Deri më sot, Rusia nuk ka treguar ndonjë gatishmëri të vërtetë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme," thuhet në dokumentin përfundimtar të takimit. Ai shtoi se BE-ja mirëpret dhe inkurajon përpjekjet për të siguruar përgjegjësi të plotë për krimet e luftës të kryera gjatë agresionit rus në Ukrainë. U rekomandohet autoriteteve evropiane që të vazhdojnë të punojnë përmes ligjit ndërkombëtar për të përdorur asetet e ngrira ruse në BE për të rindërtuar Ukrainën.
Komandanti i përgjithshëm ukrainas Valeri Zaluzhnji tha për “The Economist” se në janar dhe shkurt ai pret një ofensivë të re masive ruse në rajonin e Doneckut dhe kundër Kievit. Ai shpjegoi se pas mobilizimit të 300 000 rusëve, gjysma janë dërguar menjëherë në front, ndërsa pjesa tjetër aktualisht po përfundon stërvitjen intensive dhe është gati të futet në luftë.Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..
Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..
Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..