Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE-ja konfirmoi se do të mbështesë Ukrainën sa që është e nevojshme

Foto: EPA/BGNES

Në Këshillin Evropian në Bruksel, liderët e BE-së miratuan financimin e Ukrainës me 18 miliardë euro në vitin 2023 dhe vendosën paketën e 9-të të sanksioneve kundër Rusisë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar më shumë ndihmë në përgjigje të parashikimit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski se muajt e ardhshëm do të jenë edhe më të vështirë sesa ajo që ka sjellë lufta në vendin e tij.

"Këshilli Evropian konfirmon gatishmërinë e vet për të mbështetur iniciativat e Ukrainës për një paqe të drejtë. Deri më sot, Rusia nuk ka treguar ndonjë gatishmëri të vërtetë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme," thuhet në dokumentin përfundimtar të takimit. Ai shtoi se BE-ja mirëpret dhe inkurajon përpjekjet për të siguruar përgjegjësi të plotë për krimet e luftës të kryera gjatë agresionit rus në Ukrainë. U rekomandohet autoriteteve evropiane që të vazhdojnë të punojnë përmes ligjit ndërkombëtar për të përdorur asetet e ngrira ruse në BE për të rindërtuar Ukrainën.

Komandanti i përgjithshëm ukrainas Valeri Zaluzhnji tha për “The Economist” se në janar dhe shkurt ai pret një ofensivë të re masive ruse në rajonin e Doneckut dhe kundër Kievit. Ai shpjegoi se pas mobilizimit të 300 000 rusëve, gjysma janë dërguar menjëherë në front, ndërsa pjesa tjetër aktualisht po përfundon stërvitjen intensive dhe është gati të futet në luftë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 janarin 2025

Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..

botuar më 25-01-09 7.35.MD
Ljubosllav Kostov

KNSB: Seri protestash nëse nuk miratohet buxheti i shtetit

Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..

botuar më 25-01-09 5.19.MD

Ligji i përkohshëm i buxhetit u miratua në lexim të parë

Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..

botuar më 25-01-09 3.43.MD