Në Këshillin Evropian në Bruksel, liderët e BE-së miratuan financimin e Ukrainës me 18 miliardë euro në vitin 2023 dhe vendosën paketën e 9-të të sanksioneve kundër Rusisë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar më shumë ndihmë në përgjigje të parashikimit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski se muajt e ardhshëm do të jenë edhe më të vështirë sesa ajo që ka sjellë lufta në vendin e tij.
"Këshilli Evropian konfirmon gatishmërinë e vet për të mbështetur iniciativat e Ukrainës për një paqe të drejtë. Deri më sot, Rusia nuk ka treguar ndonjë gatishmëri të vërtetë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme," thuhet në dokumentin përfundimtar të takimit. Ai shtoi se BE-ja mirëpret dhe inkurajon përpjekjet për të siguruar përgjegjësi të plotë për krimet e luftës të kryera gjatë agresionit rus në Ukrainë. U rekomandohet autoriteteve evropiane që të vazhdojnë të punojnë përmes ligjit ndërkombëtar për të përdorur asetet e ngrira ruse në BE për të rindërtuar Ukrainën.
Komandanti i përgjithshëm ukrainas Valeri Zaluzhnji tha për “The Economist” se në janar dhe shkurt ai pret një ofensivë të re masive ruse në rajonin e Doneckut dhe kundër Kievit. Ai shpjegoi se pas mobilizimit të 300 000 rusëve, gjysma janë dërguar menjëherë në front, ndërsa pjesa tjetër aktualisht po përfundon stërvitjen intensive dhe është gati të futet në luftë.Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..
Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...
Bullgaria po bën përparimin e nevojshëm drejt adoptimit të euros, sipas përfaqësuesve të institucioneve evropiane, me të cilët u takua ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Kjo do t'i lejojë asaj të kërkojë raporte të jashtëzakonshme të konvergjencës..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..