Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli Evropian konfirmoi se pret që Bullgaria të hyjë në Shengen në vitin 2023

Charles Michel dhe Ursula von der Leyen
Foto: EPA/BGNES

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së kanë miratuar hyrjen e Kroacisë në Shengen dhe kanë shprehur shpresën se Bullgaria dhe Rumania do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në vitin 2023, tha shefi i Këshillit Evropian Charles Michel në një konferencë për shtyp pas samitit të BE-së në Bruksel.

“Kemi konfirmuar hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen. Shpresojmë që Bullgaria dhe Rumania t'i bashkohen Shengenit në vitin 2023", tha ai. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, siguroi se Komisioni do të bëjë gjithçka që është e mundur që Bullgaria dhe Rumania t'i bashkohen Shengenit sa më shpejt të jetë e mundur.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Forcat Ajrore Bullgare festojnë sot

Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...

botuar më 25-10-16 4.50.PD

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e rajoneve - të konsiderueshme. Shi i lehtë do të bjerë në disa vende në pjesët juglindore dhe malore..

botuar më 25-10-15 7.25.MD
Pllamen Dimitrov

Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), është deklaruar kundër zgjedhjeve të parakohshme

Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në..

botuar më 25-10-15 3.44.MD