Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patriarkana Bullgare njohu Kishën e Maqedonisë së Veriut

Foto: BGNES

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare deklaroi se "pranon me gëzim tomosin e dhuruar nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila ia jep autoqefalinë Kishës Ortodokse në Maqedoninë e Veriut". Kjo do të thotë se peshkopët bullgarë e njohin Kishën Ortodokse të Shkupit si kanonike, raporton BNT.

Kisha Serbe ka rekomanduar që çështja e emrit zyrtar të kryepeshkopatës së Maqedonisë së Veriut të zgjidhet në dialog me kishat greqishtfolëse dhe kishat e tjera ortodokse.

Sinodi bullgar thotë se kreun e kishës fqinje të Maqedonisë së Veriut do ta thërrasin kryepeshkop Stefan. Problemi është se Patriarkana Ekumenike e njohu kishën e re me emrin “Kryepeshkopata e Ohrit” për të shmangur fjalën “maqedonase”. Por, sipas rregullores, Patriarkana Bullgare nuk mund të heqë dorë nga emri “Kryepeshkopata e Ohrit”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rrugët historike të Sofjes

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..

botuar më 25-09-17 6.15.MD

Panagjurishte mirëpret origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes

Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..

botuar më 25-09-16 5.05.PD

Tre këndvështrime të historianëve bullgarë mbi Bashkimin e Bullgarisë në vitin 1885

Në korrik të vitit 1878, pas luftës së dhjetë ruso-turke, në Kongresin e Berlinit, territoret e banuara me bullgarë në Ballkan u ndanë në pesë pjesë. Dobruxha Veriore iu dorëzua Rumanisë. Serbia mori sanxhakun e Nishit. Tokat midis Danubit dhe malit Stara..

botuar më 25-09-06 5.30.PD