Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit më 27 dhjetor Ortodoksia nderon kujtimin e dëshmorit të parë të shenjtë dhe kryedhjak Stefan, i krishteri i parë që u martirizua në emër të Krishtit.
Siç shkruhet në jetëshkrimin e tij, Stefani ishte i zellshëm në shërbim. Ai ishte ndër shtatë dhjakët e parë të shuguruar nga apostujt e parë. Ai mund të bënte mrekulli – duke vënë duart mbi të sëmurët ata shëronin. Ai ishte ndër ndjekësit më të zellshëm të mësimit të krishterë. Duke parë se si gjithnjë e më shumë njerëz po e pranonin krishterimin, udhëheqësit hebrenj vendosën të bënin gjithçka që ishte e mundur për ta parandaluar këtë. Ata trilluan shpifje për Stefanin, e kthyen turmën kundër tij dhe e thirrën në Sinedrion për gjykim. Në mbrojtje të besimit, ai hyri në një diskutim me prijësit, duke i akuzuar ata për vrasjen e Shpëtimtarit. Të tërbuar nga fjalët e tij, e çuan jashtë qytetit, ku ai u vra me gurë. Gjatë gjithë kohës kryedhjaku u lut që Krishti të pranonte frymën e tij. Dhe fjalët e tij të fundit ishin një lutje për torturuesit e tij: “Zot, mos ua ngarko atyre këtë mëkat!” Ndër më të egërit në turmë ishte një i ri me emrin Savell, i cili më vonë e pranoi fenë e krishterë dhe u bë një predikues i zellshëm - Apostulli Pali. Sipas traditës, Nëna e Zotit u lut për Stefanin, duke parë martirizimin e tij nga larg.
Në traditën popullore Dita e Shën Stefanit “mbyll ciklin e festave të Krishtlindjes”. Dita është e shënuar për të gjithë.
Në trapezën familjare vihet mish me lakër e tharmë dhe byrek. Këtë ditë çiftet e sapomartuara frekuentojnë krushqit dhe prindërit.
Ditë të emrit kanë njerëzit me emra bullgarë: Stefan, Stefana, Stefka, Venko, Stojan, Stojko, Stoiçko, Stoimen dhe të gjithë emrat e përngjashme.
Qoftë kjo festë e ndritshme dhe e bekuar për të gjithë!
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..