Vendpushimi "Maljovica" në Rilla pret mysafirët e tij dimërorë me një Qendër Mësimore të rinovuar dhe Muzeun e Alpinizmit, i cili është i organizuar në tre seksione tematike, mësojmë nga botimi online bgtourism.
Seksioni i parë i jep përparësi historisë dhe jetës në Kampin Qendror Alpin, veçanërisht në vitet e para të tij, pasi viti 2022 është viti i përvjetorit të shkollës malore vendase. Një rubrikë e veçantë në muze i kushtohet “alpinistit të shekullit” Hristo Prodanov, i cili nga 10 prilli 1985 deri më 1 janar 1992 ishte patron i shkollës. Vizitorët gjithashtu mund të mësojnë për disa nga arritjet më të rëndësishme të alpinizmit bullgar, kryesisht nga periudha e hershme e tij (deri në pushtimin e Everestit në 1984 nga Hristo Prodanov).
“Maljovica është një vend historik, për të kaluarën e të cilit duhet të dinë brezat e ardhshëm. Jemi në një vend, historia e të cilit është e lidhur me alpinizmin bullgar”, tha menaxheri i kompleksit, Janko Avramov, në hapjen zyrtare të muzeut dhe qendrës arsimore të rinovuar, që u bë ditë më parë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Muzeu i vetëm i Qelqit në Bullgari ndodhet në qytetin Bellosllav, në bregun e njërës prej mëngëve të liqenit Varna. Pikërisht në këtë vend, në vitin 1893, vëllezërit Mushallan hodhën themelet e prodhimit bullgar të qelqit, duke krijuar fabrikën e parë..
Anelija Hristova - një eksperte e certifikuar e verës dhe udhërrëfyese turistike, anëtare e Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Verës, i tha BTA për nevojën për të paraqitur dhe ekspozuar më shumë varietete vendase bullgare . Në këtë drejtim, një..
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..