Vendet e G-7 ranë dakord për një ndihmë të re prej 32 miliardë dollarësh për buxhetin e Ukrainës, njoftoi ministri gjerman i financave Christian Lindner, vendi i të cilit aktualisht kryeson organizatën. “Përkundër sasisë së madhe, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme për stabilitetin financiar të vendit”, theksoi ai. Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock tha se Grupi i Shtatë vendeve më të zhvilluara do të rrisë përpjekjet e tyre për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. “Çdo raketë që Ukraina e rrëzon në qiell do të thotë më pak vuajtje për njerëzit atje”, shtoi ajo. Ndërkohë, ministrat e jashtëm të G7 kanë paralajmëruar Bjellorusinë që të mos angazhohet për ndihmë ushtarake për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Vladimir Putin ka thënë se Rusia dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë dhe se të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë me negociata. “Qëllimi ynë nuk është të përshkallëzojmë konfliktin ushtarak, por përkundrazi, t'i japim fund kësaj lufte”, citon Reuters fjalët e tij. Sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, megjithatë, Rusia nuk ka treguar interes real për t'i dhënë fund luftës. Para gazetarëve, Putin e përshkroi sistemin anti-ajror amerikan “Patriot” si “mjaft të vjetër” dhe vuri në dukje se Rusia mund ta neutralizojë atë me sistemin S-300.
Sistemet e raketave Patriot janë pjesë e paketës së re të ndihmës ushtarake prej 1.85 miliardë dollarësh për Ukrainën që Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së Volodimir Zelenski në Uashington. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire ajrore të sigurt mbi Ukrainë dhe mënyra e vetme për t’i privuar shtetit terrorist mundësinë për të goditur sektorin tonë të energjisë, popullin tonë dhe infrastrukturën tonë”, komentoi presidenti ukrainas. Vendi i tij do të marrë më shumë municion për artilerinë, tanket dhe sistemet e tij me shumë lëshime. “Ukraina mund të korrë sukses në fushën e betejës me ndihmën tonë, si dhe me aleatët evropianë dhe të tjerë. Kështu, nëse dhe kur Presidenti Zelenski të jetë i gatshëm të negociojë me rusët, ai do të jetë i suksesshëm edhe atje, sepse ai fitoi në fushën e betejës”, tha presidenti amerikan.Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...