Vendet e G-7 ranë dakord për një ndihmë të re prej 32 miliardë dollarësh për buxhetin e Ukrainës, njoftoi ministri gjerman i financave Christian Lindner, vendi i të cilit aktualisht kryeson organizatën. “Përkundër sasisë së madhe, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme për stabilitetin financiar të vendit”, theksoi ai. Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock tha se Grupi i Shtatë vendeve më të zhvilluara do të rrisë përpjekjet e tyre për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. “Çdo raketë që Ukraina e rrëzon në qiell do të thotë më pak vuajtje për njerëzit atje”, shtoi ajo. Ndërkohë, ministrat e jashtëm të G7 kanë paralajmëruar Bjellorusinë që të mos angazhohet për ndihmë ushtarake për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Vladimir Putin ka thënë se Rusia dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë dhe se të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë me negociata. “Qëllimi ynë nuk është të përshkallëzojmë konfliktin ushtarak, por përkundrazi, t'i japim fund kësaj lufte”, citon Reuters fjalët e tij. Sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, megjithatë, Rusia nuk ka treguar interes real për t'i dhënë fund luftës. Para gazetarëve, Putin e përshkroi sistemin anti-ajror amerikan “Patriot” si “mjaft të vjetër” dhe vuri në dukje se Rusia mund ta neutralizojë atë me sistemin S-300.
Sistemet e raketave Patriot janë pjesë e paketës së re të ndihmës ushtarake prej 1.85 miliardë dollarësh për Ukrainën që Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së Volodimir Zelenski në Uashington. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire ajrore të sigurt mbi Ukrainë dhe mënyra e vetme për t’i privuar shtetit terrorist mundësinë për të goditur sektorin tonë të energjisë, popullin tonë dhe infrastrukturën tonë”, komentoi presidenti ukrainas. Vendi i tij do të marrë më shumë municion për artilerinë, tanket dhe sistemet e tij me shumë lëshime. “Ukraina mund të korrë sukses në fushën e betejës me ndihmën tonë, si dhe me aleatët evropianë dhe të tjerë. Kështu, nëse dhe kur Presidenti Zelenski të jetë i gatshëm të negociojë me rusët, ai do të jetë i suksesshëm edhe atje, sepse ai fitoi në fushën e betejës”, tha presidenti amerikan.Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..
Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..