Vendet e G-7 ranë dakord për një ndihmë të re prej 32 miliardë dollarësh për buxhetin e Ukrainës, njoftoi ministri gjerman i financave Christian Lindner, vendi i të cilit aktualisht kryeson organizatën. “Përkundër sasisë së madhe, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme për stabilitetin financiar të vendit”, theksoi ai. Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock tha se Grupi i Shtatë vendeve më të zhvilluara do të rrisë përpjekjet e tyre për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. “Çdo raketë që Ukraina e rrëzon në qiell do të thotë më pak vuajtje për njerëzit atje”, shtoi ajo. Ndërkohë, ministrat e jashtëm të G7 kanë paralajmëruar Bjellorusinë që të mos angazhohet për ndihmë ushtarake për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Vladimir Putin ka thënë se Rusia dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë dhe se të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë me negociata. “Qëllimi ynë nuk është të përshkallëzojmë konfliktin ushtarak, por përkundrazi, t'i japim fund kësaj lufte”, citon Reuters fjalët e tij. Sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, megjithatë, Rusia nuk ka treguar interes real për t'i dhënë fund luftës. Para gazetarëve, Putin e përshkroi sistemin anti-ajror amerikan “Patriot” si “mjaft të vjetër” dhe vuri në dukje se Rusia mund ta neutralizojë atë me sistemin S-300.
Sistemet e raketave Patriot janë pjesë e paketës së re të ndihmës ushtarake prej 1.85 miliardë dollarësh për Ukrainën që Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së Volodimir Zelenski në Uashington. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire ajrore të sigurt mbi Ukrainë dhe mënyra e vetme për t’i privuar shtetit terrorist mundësinë për të goditur sektorin tonë të energjisë, popullin tonë dhe infrastrukturën tonë”, komentoi presidenti ukrainas. Vendi i tij do të marrë më shumë municion për artilerinë, tanket dhe sistemet e tij me shumë lëshime. “Ukraina mund të korrë sukses në fushën e betejës me ndihmën tonë, si dhe me aleatët evropianë dhe të tjerë. Kështu, nëse dhe kur Presidenti Zelenski të jetë i gatshëm të negociojë me rusët, ai do të jetë i suksesshëm edhe atje, sepse ai fitoi në fushën e betejës”, tha presidenti amerikan.GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat të GERB për kryeministër, njoftoi GERB. "Nuk është arritur një marrëveshje me "DB" për përbërjen e..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..
Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..