“Për fat të keq, luftënxitësit në Parlament vendosën për ndihmën ushtarake për Ukrainën me një shumicë të madhe. Kështu, ata e detyruan qeverinë e përkohshme të lidhë një kontratë me Ukrainën për një ndihmë të tillë”. Me këto fjalë presidenti Rumen Radev arsyetoi vendimin e tij për nxjerrjen e dekretit për dërgimin e armëve në Ukrainë.
Sipas tij, vendosja e vetos për ligjin për dhënien e ndihmës është e kotë dhe kalimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese është një shkak i pashpresë që nuk do të ketë efekt. “Sipas rregullores normative, vendosja e vetos nuk mund të ndryshojë tekstet e një traktati ndërkombëtar të lidhur. Referimi në Gjykatën Kushtetuese pas ratifikimit të një traktati ndërkombëtar është i pamundur”, shpjegoi kreu i shtetit. Ai u bëri thirrje institucioneve dhe partive që të respektojnë me përpikëri ligjin në situatën e sotme jashtëzakonisht të brishtë politike. Sipas fjalëve të tij, Ministria e Mbrojtjes ka analizuar se çfarë t'i japë Ukrainës. Ndihma nuk do të jetë "aeroplanë, sisteme raketore kundërajrore apo tanke që mund të dëmtojnë aftësitë tona luftarake".
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Rritja e taksave toll prek rëndë transportuesit ndërkombëtarë dhe të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet në vendin tonë. Megjithë takimin e përfaqësuesve të transportuesve me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Ivan Ivanov, i cili ka..
Gjatë 24 orëve në vijim , vranësira në vend do të mbetet e konsiderueshme. Pasdite në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Era do të orientohet përkohësisht nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje –..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..