Në territorin e rajonit të Dobriçit, rreth 1000 refugjatë ukrainas po përgatiten të mirëpresin Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, me mbështetjen e Kryqit të Kuq Bullgar, njoftoi BTA. Organizata ka shpërndarë produkte ushqimore, ëmbëlsira, batanije dhe paketa higjienike individuale dhe familjare në të gjitha objektet që strehojnë qytetarët ukrainas.
Për momentin në një nga hotelet në Ballçik qëndrojnë rreth 90 refugjatë, kryesisht gra me fëmijë dhe të moshuar, të cilët në vend të 7 janarit, me dëshirë të tyre do t'i festojnë Krishtlindjet më 25 dhjetor, sipas kalendarit të kishës bullgare.
Një tjetër hotel, në fshatin turistik Kranevo, aktualisht ka grumbulluar mbi 120 refugjatë, kryesisht nëna me fëmijë, në mesin e tyre ka edhe rreth dhjetë fëmijë që janë pa prindërit e tyre, dhe shumica prej tyre janë akomoduar që nga prilli. Ata erdhën nga Herson, Harkov, Dnipro, dhe nga mesi i tetorit – edhe nga Zaporozhie. Ka edhe nga Bahmuti dhe Odesa.Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...