Pak minuta para fundit të vitit 2022, një vit plot kriza dhe sfida, presidenti Rumen Radev theksoi se “pikërisht në momentet e sprovave, kur ishte në rrezik jeta njerëzore dhe ndërgjegjja jonë, shoqëria tregoi ndjeshmëri dhe forcë shpirtërore, pjekuri dhe unitet për të rikthyer besimin se Bullgaria do të mbijetojë”.
Sipas Radev, “nuk ka synime të paarritshme atje, ku energjia e qytetarëve është përqendruar jo në shpëtimin e individit të veçantë, por në ngritjen e mbarë kombit, ku të gjithë mund të krenohen që janë pjesë e suksesit të përbashkët”, theksoi presidenti dhe falënderoi të gjithë ata që gjatë vitit të kaluar luftonin për një Bullgari më të mirë.
Presidenti Radev shprehu shpresën se në Vitin e Ri prioritetet e Kuvendit Popullor të Bullgarisë do të përkojnë me ato të qytetarëve dhe se partitë politike do të marrin përgjegjësinë e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të Bullgarisë. Kreu i shtetit uroi që Viti i Ri 2023 të na sjellë paqe, ta presim me besim në vetvete dhe shpresë për të ardhmen, për ta kapërcyer apatinë dhe përçarjen, sepse vetëm të bashkuar me forcën dhe talentin e të gjithë kombit, ne mund të ndërtojmë atë Bullgari ku fëmijët tanë mund të qëndrojnë dhe të jenë krenarë.
Le t'u urojmë një vit të suksesshëm bashkatdhetarëve tanë në të gjitha anët e botës. Le të kalojë Viti i Ri pragun e shtëpive tona me shëndet, dashuri dhe begati”, përfundoi kreu i shtetit.Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..