Pak minuta para fundit të vitit 2022, një vit plot kriza dhe sfida, presidenti Rumen Radev theksoi se “pikërisht në momentet e sprovave, kur ishte në rrezik jeta njerëzore dhe ndërgjegjja jonë, shoqëria tregoi ndjeshmëri dhe forcë shpirtërore, pjekuri dhe unitet për të rikthyer besimin se Bullgaria do të mbijetojë”.
Sipas Radev, “nuk ka synime të paarritshme atje, ku energjia e qytetarëve është përqendruar jo në shpëtimin e individit të veçantë, por në ngritjen e mbarë kombit, ku të gjithë mund të krenohen që janë pjesë e suksesit të përbashkët”, theksoi presidenti dhe falënderoi të gjithë ata që gjatë vitit të kaluar luftonin për një Bullgari më të mirë.
Presidenti Radev shprehu shpresën se në Vitin e Ri prioritetet e Kuvendit Popullor të Bullgarisë do të përkojnë me ato të qytetarëve dhe se partitë politike do të marrin përgjegjësinë e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të Bullgarisë. Kreu i shtetit uroi që Viti i Ri 2023 të na sjellë paqe, ta presim me besim në vetvete dhe shpresë për të ardhmen, për ta kapërcyer apatinë dhe përçarjen, sepse vetëm të bashkuar me forcën dhe talentin e të gjithë kombit, ne mund të ndërtojmë atë Bullgari ku fëmijët tanë mund të qëndrojnë dhe të jenë krenarë.
Le t'u urojmë një vit të suksesshëm bashkatdhetarëve tanë në të gjitha anët e botës. Le të kalojë Viti i Ri pragun e shtëpive tona me shëndet, dashuri dhe begati”, përfundoi kreu i shtetit.Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..