Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Moska po përpiqet të fshehë humbjet nga sulmi ukrainas në Makeevka

Foto: AP

Më 3 shkurt, Ukraina dhe BE do të mbajnë një samit në Kiev për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, bëri të ditur në një deklaratë zyra e Presidentit Volodimir Zelenski. Ai diskutoi detajet e takimit me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit.

Rusia po planifikon një fushatë të qëndrueshme të sulmeve me dronë iraniane, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e tij tradicional të mbrëmjes. "Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm të vazhdueshëm me dronët “Shahid”, shtoi Zelenski.

Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW, komentoi se sulmet masive të Moskës kundër sistemit energjetik të Ukrainës nuk do të sjellin rezultatin e dëshiruar të Kremlinit. ISW citon blogerët ushtarakë rusë të cilët janë të indinjuar që në vend që të sulmojë infrastrukturën ushtarake ukrainase, ushtria ruse po shpërdoron aftësitë e saj kundër objektivave civile.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një hetim për shkak të vdekjes së ushtarëve në mesnatën e 31 dhjetorit në qytetin e pushtuar ukrainas të Makeevka. Ushtria ukrainase pohon se rreth 400 ushtarë rusë, që kanë festuar Vitin e Ri, janë vrarë në sulmin në depot ushtarake pranë Doneckut. Kremlini deklaroi se kanë vdekur vetëm 63 persona, por blogerët ushtarakë rusë po flasin gjithashtu për qindra të vrarë vetëm gjatë këtij sulmi me raketa ukrainase.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes mbush 27 vjeç

Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..

botuar më 25-01-28 3.41.MD

Burgas ka ambicie të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032

Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe përgatitjen për procedurën. Krijimi i tij u miratua sot nga Këshilli Bashkiak, njoftoi korrespondenti i..

botuar më 25-01-28 2.27.MD
Deljan Dobrev

Deljan Dobrev nga GERB: Deficiti buxhetor është 9%

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Popullor dhe deputet i GERB-it Deljan Dobrev komentoi për bTV se deficiti buxhetor është 9%. “18 miliardë (9 miliardë euro) nuk janë 3%, por 9%”, theksoi deputeti dhe ish-ministër i ekonomisë,..

botuar më 25-01-28 12.26.MD