Më 3 shkurt, Ukraina dhe BE do të mbajnë një samit në Kiev për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, bëri të ditur në një deklaratë zyra e Presidentit Volodimir Zelenski. Ai diskutoi detajet e takimit me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit.
Rusia po planifikon një fushatë të qëndrueshme të sulmeve me dronë iraniane, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e tij tradicional të mbrëmjes. "Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm të vazhdueshëm me dronët “Shahid”, shtoi Zelenski.
Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW, komentoi se sulmet masive të Moskës kundër sistemit energjetik të Ukrainës nuk do të sjellin rezultatin e dëshiruar të Kremlinit. ISW citon blogerët ushtarakë rusë të cilët janë të indinjuar që në vend që të sulmojë infrastrukturën ushtarake ukrainase, ushtria ruse po shpërdoron aftësitë e saj kundër objektivave civile.
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një hetim për shkak të vdekjes së ushtarëve në mesnatën e 31 dhjetorit në qytetin e pushtuar ukrainas të Makeevka. Ushtria ukrainase pohon se rreth 400 ushtarë rusë, që kanë festuar Vitin e Ri, janë vrarë në sulmin në depot ushtarake pranë Doneckut. Kremlini deklaroi se kanë vdekur vetëm 63 persona, por blogerët ushtarakë rusë po flasin gjithashtu për qindra të vrarë vetëm gjatë këtij sulmi me raketa ukrainase.Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga..
Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..
Deputetët e partisë "Vëzrazhdane" do të kërkojnë një dëgjim në parlament të ministres së financave Temenuzhka Petkova për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë dhe nëse vendi ka marrë angazhime ndaj institucioneve evropiane. Këtë e tha lideri i formacionit,..
Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..