Mihaella Marinova - një nga yjet më të reja të popit bullgar – dërgoi vitin 2022 me një album të ri. Dy vjet pas diskut të saj debutues "Një hap përpara", ajo prezantoi një album të dytë me titull "Deri në pafundësi".
Artistja festoi premierën me një video të re për këngën kryesore "Dy fate". Në të, Mihaella Marinova është bashkëautore e muzikës, tekstit dhe aranzhimit, së bashku me kitaristin, violinistin dhe aranzhuesin Angell Djullgerov. Kënga është një baladë pop emocionale me një mesazh të bukur, vokal të paharrueshëm dhe tinguj kitarash të realizuar nga Angell.
E di që dëshiron të jesh me mua, pse hesht
Është jashtë kufijve për ne kjo rrugë, apo jo?
Sa shumë na ndan - dy drejtime, dy fate...
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR