Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bisedojë më 4 janar me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, tha zëdhënësi i liderit turk Ibrahim Kalin për televizionin turk NTV. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha gjithashtu se Putin po planifikon një bisedë me Erdoganin, raportoi Interfax.
Evgeni Prigozhin, udhëheqësi i ushtrisë private ruse "Wagner" i njohur si "kuzhinieri i Putinit" po përgatit informacione për të fajësuar dështimet e paraushtarakëve të tij nën Bahmut, duke akuzuar Ministrinë Ruse të Mbrojtjes, bëri të ditur Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA – ISW.
Në fjalimin e tij të rregullt të mesnatës, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se ka biseduar me kryeministrat e Holandës, Britanisë së Madhe, Norvegjisë dhe Kanadasë. Ai i ka informuar ata se Rusia po përgatis një ofensivë tjetër me trupat e sapomobilizuara, të përqendruara në Belgorod dhe Kursk. Zelenski u ka kërkuar partnerëve perëndimorë që të forcojnë mbrojtjen e Ukrainës në mënyrë që të arrihet te "disfata përfundimtare e shtetit terrorist", raportoi agjencia zyrtare ukrainase UNIAN.Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..