Ekspozita “Bullgarët në Rumani” do të hapet më 24 janar në Muzeun Etnografik Kombëtar në Sofje. Ajo do të paraqesë trashëgiminë kulturore nga fondi i muzeut. Projekti i ekspozitës zbatohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit bullgar në Rumani, mes të cilëve janë Viktor dhe Gabriel Koçuba - koleksionistë të fotografive dhe kartolinave të vjetra dhe Gabriela Mitu-Bularianu - studiuese e veshjeve tradicionale popullore të bullgarëve në Çoplia, njoftoi BTA. Ekspozita është pjesë e aktiviteteve kushtuar 25 vjetorit të krijimit të konceptit "Falmis - Uvec falim" (përshëndetje tradicionale e bullgarëve banatë, që vjen nga përshëndetja mes katolikëve "Le të jetë i lavdëruar Jezu Krishti" dhe përgjigja "Le të jetë gjithmonë i lavdëruar").
Në hapje, ansambli "Falmis" i Shoqatës së Bullgarëve të Banatit në Bullgari - Falmis, do të prezantojë dy valle të bullgarëve të Banatit.
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..