Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti po debaton se kujt t'ia japë mandatin e fundit për formimin e qeverisë

Foto: BGNES

Po e kthej dosjen me mandat të paplotësuar për formimin e qeverisë, këtë ia tha presidentit Rumen Radev akademiku Nikollaj Denkov, kandidat për kryeministër nga partia “Po e vazhdojmë ndryshimin”, pasi ditën e premte Parlamenti nuk e pranoi deklaratën e tyre për qeverisjen e vendit. "Jam i sigurt se kjo përpjekje ia ka vlejtur - debatet, diskutimi në cilin drejtim të zhvillohet Bullgaria nuk është një aktivitet akademik, është një çështje për të ardhmen e fëmijëve tanë", tha Denkov.

“Bashkëmendimtarët dhe partnerët tuaj të koalicionit nga “Bullgaria Demokratike” deklaruan se mënyra e vetme për të formuar një qeveri me mandatin e tretë është nëse arrihet një marrëveshje mes jush dhe GERB-it, ndaj ju kërkoj ta diskutoni këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme” - u përgjigj Rumen Radev.

Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov tashmë ka deklaruar dëshirën e tyre për marrjen e mandatit të tretë. Më 9 janar në Plovdiv, Ivanov shpjegoi se kushdo që merr mandatin e tretë për formimin e qeverisë, do të duhet të ndjekë formulën e përdorur në negociatat për dy mandatet e para - të mos flasim për koalicion qeverisës, por për qëllime qeverisëse. Ai sqaroi se ata do të mbështesin një qeveri vetëm me angazhime të qarta për reforma kushtetuese të prokurorisë, luftimin e korrupsionit dhe kufizimin e ndikimit rus në vend.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD