Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shfaqje bullgare fitoi një konkurs ndërkombëtar të artit të dritave në Kinë

Foto: MP Studio Photo

Një shfaqje bullgare fitoi vendin e parë në edicionin pilot të Konkursit Ndërkombëtar të Artit të Dritave në qytetin Çongking, Kinë, njoftuan krijuesit e projektit nga MP-studio, cituar nga BTA. Vepra, e quajtur Metamorph, u projektua në fasadën e një prej monumenteve kryesore në qytet - rrugës së artit të grafitit Huangjueping. Shfaqja ishte në mesin e dyzet finalistëve në konkurs, të përzgjedhur nga e gjithë bota për t’u shfaqur në një audiencë të drejtpërdrejtë.

Shfaqja është e frymëzuar nga romani i Franz Kafkës “Metamorfoza”, ndërsa rolin kryesor e luan këngëtari dhe aktor Orlin Pavllov. Në shfaqjen që zgjat 3 minuta e gjysmë, përmes disa prej teknologjive më të fundit të artit digjital, Orlin Pavllov shndërrohet në një “klon” digjital të 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë me një video lidhje në një takim evropian për Ukrainën

Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..

botuar më 25-02-19 10.18.PD
Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD