Në fjalimin e tij tradicional televiziv të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se trupat ukrainase po u rezistojnë "sulmeve të reja, edhe më të ashpra" në Soledar, afër Bahmutit, të cilin Moska po përpiqet ta pushtojë prej muajsh. Sipas pamjeve të publikuara nga grupi rus "Wagner", luftimet në rrugë në Soledar po zhvillohen në qendër të qytetit pranë ndërtesës së administratës komunale në qytetin dikur me 70 000 banorë në veri të Bahmutit. Në orën 4 të mëngjesit të 10 janarit, komanda ukrainase njoftoi se sulmet ruse në të dy qytetet ishin zmbrapsur.
Dhe ndërsa forcat ruse mburret se kanë pushtuar fshatin Bahmutskoe në rajonin e Doneckut, i cili është përballë Soledarit, ushtria ukrainase mburret se, pas rotacionit të njësive ushtarake, i kanë rifilluar luftimet në rajonin e Luganskut pranë qyteteve Svatovo dhe Kremennaja, raportoi UNIAN.
"Roli në rritje i grupit ushtarak Wagner dhe transformimi i liderit të tij Evgeni Prigozhin në një qendër alternative të pushtetit është padyshim një shenjë e dëshpërimit në Kremlin për dështimet në Ukrainë," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, transmetoi “Zëri i Amerikës”. Sipas fjalëve të tij, SHBA po kërkon të ndryshojë dinamikën e mbrojtjes ukrainase duke rritur ndihmën ushtarake për Kievin, e cila do të përfshijë automjete të blinduara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Ai deklaroi se mbështetja për partnerët ukrainas do të vazhdojë sipas nevojës.Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..