Incidenti me cisternat e amoniakut të dala nga binarët pranë Pirotit në Serbi po ndikon ende në trafikun hekurudhor ndërkombëtar të Bullgarisë.Trafiku mes Pirotit dhe Caribrodit, në kufi me Bullgarinë, është ndërprerë 100%.Kufizohet edhe qarkullimi i trenave ndërmjet Bullgarisë dhe Turqisë.14 trena tranzit kanë qëndruar në vend që nga fillimi i incidentit, tha për BNT drejtori i Hekurudhave Shtetërore Bullgare, Atanas Atanasov.Shërbimet serbe janë duke punuar dhe po bëhet gjithçka që është e mundur për të rikthyer trafikun.Supozoj se kjo do të ndodhë brenda disa ditësh, tha Atanasov, por paralajmëroi se edhe pas kësaj do të ketë vonesa në komunikacion për shkak të riparimit të ardhshëm të hekurudhës së Serbisë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..