“Një shumicë 160 plus është e mundur për të formuar një qeveri. Sidoqoftë, duhet të ketë rregulla të përcaktuara qartë. Ne jemi për një kabinet koalicioni.” Këtë e tha në bTV kryetari i forcës më të vogël parlamentare – “Ngritja Bullgare” Stefan Janev. Sipas tij, nuk mund të pritet një qeveri teknokrate, sepse duhet të dihet qartë se kush e merr përgjegjësinë.
Ai deklaroi se nëse partisë i vjen mandati i tretë, është i gatshëm të marrë rolin e kryeministrit, por me rregulla, prioritete dhe horizonte të përcaktuara qartë. “Ne jemi “për” dialog me të gjithë dhe shpresojmë të gjejmë një kryqëzim të saktë. Ne nuk përjashtojmë askënd”, shtoi Janev. Sipas tij, është e rëndësishme të kemi një qeveri të rregullt për të përcaktuar perspektivat e reja për Bullgarinë.
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..