Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit, të porositur nga Parlamenti Evropian, vetëm 49 për qind e bullgarëve të anketuar e konsiderojnë anëtarësimin tonë në BE si një gjë të mirë. Nga ana tjetër, krizat dhe veçanërisht lufta në Ukrainë e forcojnë mbështetjen për anëtarësimin në Union dhe për këtë shkak 62 për qind e të anketuarve në BE mendojnë se ajo është e mirë. Në të njëjtën kohë, 54 për qind e të anketuarve në vendin tonë mendojnë se anëtarësimi në BE është i rëndësishëm dhe 60 për qind - që ne kemi përfituar prej tij. Për 53 për qind të bashkatdhetarëve tanë të anketuar, anëtarësimi në BE hap mundësi të reja pune.
Sondazhi gjithashtu bën të qartë se 7 nga 10 të anketuar në të gjitha vendet e BE-së janë të shqetësuar për krizën e kostos së jetesës dhe presin masa shtesë nga Brukseli. Më të shqetësuarit janë në Greqi - 100 për qind, Qipro - 99 për qind, Itali dhe Portugali - 98 për qind secila. Në Bullgari, përqindja është gjithashtu ndër më të lartat - 96 për qind.Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni...