Ka rreziqe të sabotimeve të reja ruse kundër industrisë ushtarake bullgare, tha gazetari investigativ Hristo Grozev në një videomesazh në tryezën e rrumbullakët në parlament me temë: "Ndikimi i dezinformatave në kushtet e krizave gjeopolitike".
Sipas Bellingcat, në prill 2016, ka pasur një përpjekje të përgatitur nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Rusisë për të destabilizuar Bullgarinë me dy grupe paraushtarake bazuar në modelin e zbatuar në Mal të Zi. Plani ishte që më shumë se 700 protestues të përpiqeshin të merrnin pushtetin, por shumica u arrestuan paraprakisht, tha Grozev. Ai akuzoi mediat se kanë kontribuar në shkurt 2022 që bullgarët të kenë një pozicion pro-rus ose neutral ndaj luftës në Ukrainë.Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..