Etiketa e mjaltit duhet të tregojë vendin në të cilin është nxjerrë produkti, thuhet në një kërkesë të re të një urdhërese të Këshillit të Ministrave. Qëllimi është mbrojtja e shëndetit dhe e të drejtave të konsumatorëve, si dhe lehtësimi i aksesit në produkte me cilësi të lartë. Dokumenti përcakton gjithashtu karakteristikat e mjaltit - ai nuk mund të përmbajë aditivë ushqimorë.

Bletarët e mirëpresin masën e origjinës, por i bëjnë thirrje Agjencisë Bullgare të Sigurisë Ushqimore të forcojë kontrollin, pasi mjalti i lirë dhe me cilësi të ulët shpesh importohet nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, i cili ripaketohet dhe shitet si bullgar. Në të njëjtën kohë, “Bletarët e lirë bullgarë” – organizata më e madhe në këtë degë me struktura në 18 komuna, bëri të ditur se problemet në sektor janë të mëdha. Duhen ndryshime urgjente nga specialistë kompetentë për të ndërhyrë dhe për të menaxhuar në mënyrë adekuate, paralajmërojnë prodhuesit e mjaltit.
Bletarët nxjerrin  në pah një kërcënim serioz ekologjik me pasoja afatgjata, siç është leja e  përkohshme për përdorimin e pesticideve neonikotinoide në Bullgarinë Veriore. “Në  këtë rast bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin jo vetëm të bletëve, por edhe të  njerëzve. Dhe ne si organizatë bletari dalim të mbrojmë si interesat e  bletarëve bullgarë ashtu  edhe të  qytetarëve bullgarë”, thotë Jasen Janev, kryetar i organizatës së bletarëve.  Sipas tij, arsyeja e përjashtimit të lejuar me pesticidet e ndaluara është  paaftësia e prodhuesve të drithërave për t’u marrë me hundëgjatëve të misrit  dhe lulediellit. 

“Farat e trajtuara me pesticide të tilla bien në tokë - shpjegon bletari. - Qëndrueshmëria e pesticideve është të paktën 19 vjet dhe ne mund t’i marrim përmes ujit, ushqimit, ajrit. Në të njëjtën kohë, ato janë të tretshme në ujë gjatë gjithë gjatësisë së bimës. Dhe kur bletët marrin nektarin nga luledielli ose polenin nga misri, ato ngordhin.”
Një problem  tjetër që raportojnë bletarët është çmimi jashtëzakonisht i ulët i blerjes së  mjaltit, ndonëse përdoruesit përfundimtarë blejnë një kilogram të eliksirit të  bletës për 12-15 leva.

“Për momentin po bëhen manipulime të mëdha për këtë çmim – thekson Jasen Janev. - Fjala është për çmimin e blerjes së mjaltit 4.50-4.80 leva për shkak të spekulatorëve që abuzojnë me punën e bletarëve. Prandaj, përmes një letre drejtuar presidentit, po i drejtohemi institucioneve përkatëse – Ministrisë së Ekonomisë, Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, me pyetjen se a ka kartel në vendin tonë. Përgjigjet e marra do t’i paraqesim në Komisionin Evropian për Bujqësi dhe në Prokurorinë Evropiane, pasi kjo që po ndodh është krim kundër popullit bullgar. Është e pashpjegueshme pse ne kemi çmimin më të ulët të blerjes, duke qenë se nuk është i njëjtë në Rumani, Serbi, Greqi, Turqi, madje edhe në Gjeorgji dhe Azerbajxhan – në anën tjetër të Detit të Zi”.
Në letrën e tyre  drejtuar kreut të shtetit, prodhuesit kërkojnë që Ministria e Bujqësisë të ndryshojë  urgjentisht Këshillin Konsultativ të Bletarisë dhe në të ardhmen komuniteti  akademik të përcaktojë politikën në këtë sektor. Ata gjithashtu duan të marrin  informacion për strukturat që kanë thithur miliona leva për të reklamuar  mjaltin bullgar. “Nuk është e mundur që disa njerëz të dalin dhe të flasin  pa kuptim në media përgjithmonë”, argumentoi Jasen Janev. Dhe i bën një  sfidë gazetarëve – kur në “Fletoren e Shtetit” botohet rregullorja e re e  Këshillit të Ministrave, të shkojnë së bashku për të kontrolluar për t’u  siguruar që edhe atëherë do të ofrohet glukozë në vend të mjaltit të pastër.

Përpilues: Diana Cankova (sias intervistës së Vanja Sllavova nga BNR, Varna)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..