Një minë lundruese u asgjësua pasditen e sotme 200 metra nga bregu përballë fshatit Tjulenovo, komuna e Shabllës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Sinjalin për ushtrinë e dha guvernatori rajonal i qytetit Dobriç. Specialistët e klasifikuan minën si spirancë, tip “Jam”, të vendosur në pozicion luftimi.
Ky nuk është rasti i parë që një minë zbulohet dhe asgjësohet në ujërat bullgare. Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Forcat Detare janë në gatishmëri të vëzhgojnë dhe të asgjësojnë minat detare për të siguruar lundrimin e lirë në hapësirat detare bullgare.
Nuk do të ketë përfaqësues të institucionit presidencial bullgar, por bisedimet në nivelin më të lartë politik do të vazhdojnë. Kështu u ka shpjeguar gazetarëve në Bansko presidenti Rumen Radev, i cili komentoi ceremoninë e ardhshme të inaugurimit të..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik Maljovica hap ski natën, transmeton BTA. Kushte për të ashtuquajturat “Skijim i natës” do të ketë çdo të..
Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në disa vende në ultësira dhe përgjatë luginave të lumenjve në Bullgarinë Jugore do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, të cilat në shumicën e vendeve do të shpërndahen deri në..
Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe..
Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden)..
Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°,..