BE planifikon të mbajë një samit të madh në Stamboll më 22 shkurt me rastin e përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës, tha kreu i delegacionit të BE-së në Turqi, Nikolaus Meyer-Landrut, cituar nga “Sabah”.
Ukraina do të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës ushtarake të BE-së në shumën prej 500 milionë euro, njoftoi pas Këshillit të Ministrave të Jashtëm, Komisioneri Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Me to, ndihma ushtarake e BE-së për Kievin arrin në 3.6 miliardë euro. Borel theksoi se Brukseli mbështet kërkesën e Kievit për paqe me një tërheqje të plotë të Rusisë nga territoret e okupuara të Ukrainës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht. BE insiston gjithashtu në kërkimin e përgjegjësisë për shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga Moska, duke përfshirë edhe në kuadrin e OKB-së. Komisioneri Evropian shtoi se Gjermania nuk do të pengojë vendet e tjera të BE-së që të furnizojnë Ukrainën me tanket e tyre të rënda Leopard 2.
Rusia po dërgon tre divizione të reja të motorizuara në rajonet Herson dhe Zaporozhie, njoftoi shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valeri Gerasimov, i cili mori drejtpërdrejt komandën e agresionit rus. “Rusia moderne nuk njeh një nivel të tillë veprimi intensiv ushtarak” si në Ukrainë, pranoi Gerasimov për “Argumentam i Faktam”. Gjenerali tha gjithashtu se sistemi i mobilizimit në Rusi ishte i papërgatitur për mobilizimin e 300 000 rezervistëve të shpallur nga Kremlini.Për të katërtin vit radhazi, platforma e shkrim-leximit dhe drejtshkrimit "Si shkruhet" është në kërkim të fjalës që përshkruan më së miri 365 ditët e fundit të 2024-ës. "Të gjithë mund të japin sugjerimet e tyre, edhe nëse përsëriten - shkruajini ato,"..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat të GERB për kryeministër, njoftoi GERB. "Nuk është arritur një marrëveshje me "DB" për përbërjen e..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Presidenti ia shtyu GERB-it dhënien e mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë deri më 13 janar. Përpara Bekimit të Flamujve Luftarak të..