Në përgjigje të pyetjes së një gazetari lidhur me deklaratën e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimin e shprehur për ndalimin e hyrjes në vend të një eurodeputeti bullgar dhe shtetasve të tjerë të Bullgarisë, kreu i shtetit bullgar Rumen Radev tha se nuk mjafton më që institucionet e Maqedonisë së Veriut të dëshmojnë se nuk janë pjesë e fushatës antibullgare.
“Është koha që ata të dëshmojnë se po luftojnë aktivisht kundër kësaj fushate”, tha Rumen Radev. “Maqedonia e Veriut nuk i ka nisur as negociatat. Ajo ende nuk e ka hapur derën e dhomës ku do të zhvillohen këto negociata”, theksoi presidenti bullgar dhe shtoi se do të aktivizohen të gjithë mekanizmat evropianë për t’i dhënë fund urrejtjes antibullgare në Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..