Radioja Kombëtare Bullgare feston 88 vjetorin e themelimit, ndërsa videoja e këngës “Radio jonë” fton auditorin në Shtëpinë e Vjetër. Kënga u krijua dhe u regjistrua posaçërisht në Studion ikonë të Parë të BNR-së në vitin 2014 nga një ekip i yjeve, në lidhje me 80-vjetorin e medias publike.
Autor i muzikës është kompozitori Stefan Dimitrov – atëherë drejtor i programit kombëtar për kulturë dhe arsim “Hristo Botev”. Teksti është i poetëve Ivan Tenev dhe Aleksandër Petrov. Aranzhimin e bëri Pllamen Velikov.

Mes interpretuesve dallojmë emrat më të njohur dhe më të dashur të disa brezave, zërat e të cilëve ndërthuren me ato të Grupit Vokal të Fëmijëve “Radiodeca” - simbol i vazhdimësisë në BNR.
“Radioja jonë” është për ne, që e bëjmë, dhe për ju, që e dëgjoni.
Gëzuar festën!
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”